Një incident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Deçan, ku tre persona janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar është kapur dhe arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të datës 13 janar 2026, në një lokal në qendër të Deçanit. Pas njoftimit për të shtënat, autoritetet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një zyrtar policor jashtë detyre i cili kishte mundur të arrestonte të dyshuarin.
Në brendësi të lokalit, policia ka gjetur tre viktima, të cilët dyshohet se janë plagosur me armë zjarri. Të plagosurit janë identifikuar,Dejan Simiq dhe Radovan Millsheviq.
Në mesin edhe tyre, ka mbetur i plagosur edhe avokati kosovar Daut Cacaj.
Ekipet e emergjencës nga QKMF-Deçan kanë mbërritur në vendngjarje dhe u kanë ofruar ndihmën e parë viktimave, të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu hetuesit e Stacionit Policor të Deçanit, njësia e hetimeve rajonale të Pejës, si dhe Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar armën e dyshuar të përdorur në incident, si dhe tri gëzhoja të po të njëjtës armë.
I dyshuari, Ismet Zukaj, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndërsa rasti është regjistruar si “Vrasje e mbetur në tentativë”. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
