Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të qenë në krye të FFK-së.
Ai e ka konfirmuar këtë lajme vetë me anë të një postimi në Facebook, ku njofton se ka siguruar firmat që i mundësojnë kandidimin për numrin një të FFK-së. Ditën e enjte është afati i fundit kur kandidatët duhet të konfirmojmë kandidaturën.
“Futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë pa dallim. Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderueshëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Duke uruar për një proces ferr, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj. Me respekt dhe “Fair Play”, shkroi Gramoz Vokrri në Facebook.