Endrit Thaçi ka zhvilluar një vizitë në Hagë pranë babait të tij, ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se pesë vitesh, në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.
Takimi është zhvilluar në qendrën e paraburgimit ku po qëndron Hashim Thaçi. Pas vizitës, Endrit Thaçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur shpresë dhe optimizëm për lirimin e të atit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Plot shpresë. Duke i numëruar ditët deri kur babai im me shokët e tij do të dalin nga ky vend. Dielli do të lindë sërish”, shkruan Endrit Thaçi, duke e shoqëruar mesazhin me simbolin e gishtit lart, një shenjë që lidhet shpesh me figurën e Hashim Thaçit.
Ish-presidenti i Kosovës vijon të mbetet në paraburgim në Hagë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së vazhdon.

