Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, thuhet në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, i cili shoqëruar me imazhe grafike të rënda
POSTIMI
“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.
Vetë kryeministri Albin Kurti është shprehur se kërcënimi i fundit ndaj tij është dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi. Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023.
“Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.

