Babai i Daorsa Spahijës, studentes 25-vjeçare nga Gjakova, e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë, ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale pas humbjes tragjike të vajzës së tij.
Në postimin e tij, ai ka ndarë një fotografi të së bijës dhe ka shkruar: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”. Ky mesazh ka prekur thellë zemrat e miqve dhe të njohurve të familjes, të cilët e kanë shprehur ngushëllimin dhe solidaritetin e tyre.
Vajza e ndjerë, Daorsa, do të varroset të premten në varrezat e qytetit të Gjakovës, në orën 14:00. Familja dhe të afërmit do të mblidhen për ta nderuar dhe kujtuar të dashurën e humbur, ndërsa qyteti i Gjakovës ka shprehur mbështetje për tragjedinë që ka goditur këtë familje.
Për momentin, ende nuk janë dhënë detaje të plota mbi shkakun e vdekjes së Daorsa Spahijës, por hetimet vazhdojnë.
