Nëntë persona janë arrestuar në veri të vendit, pasi dyshohet se kanë kryer krime lufte.
Ndërkohë, Sistemi Prokurorial ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potok-ut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
