Një lajm i pavërtetë qarkulloi në media se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është liruar ditën e sotme nga qelia e burgut në Hagë dhe është nisur për në Kosovë.
Në media u raportua se shkak për lirimin e tij është bërë gjendja shëndetësore e babait të tij megjithatë rezultoi të ishte një lajm i pasaktë.
Nuk dihet arsyeja e shpërndarjes së një lajmi të tillë, pasi është hera e dytë që thuhet se Thaçi vjen te familja e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.
Gjyqi në Hagë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë vijon