Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste dy grupimet serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” që veprojnë në veri të vendit.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e së enjtes ka theksuar se këto organizata paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenta e saj ‘Brigada e Veriut’ paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke punuar për t’i identifikuar dhe reaguar kundër kërcënimeve ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se në këtë drejtim, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbetet një ndër shqetësimet kryesore që e kanë kërcënuar Kosovën.