Janë liruar nga burgu dy edukatoret, të cilat u arrestuan në Fushë-Kosovë, pasi dhunuan një fëmijë 3-vjeçar.

Edukatoret janë liruar me vendim të Gjykatës, teksa ky vendim është kundërshtuar nga familjarët e të miturit, të cilët kërkojnë që ato të vazhdojnë të qëndrojnë nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Dy edukatoret janë arrestuar më 19 shtator pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.

Ato akuzohetn për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.