Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi me një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë nga Kosova.

Bëhet me dije nga raportimet për mediat se autobusi është sulmuar me gurë në Serbi.

“Sulmi ka ndodhur në Serbi. Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar. Janë duke i përfunduar disa procedura ligjore, dhe udhëtimi do të vazhdojë”, ka deklaruar kompania.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 21:00, në Krushevc.