Një aksident I rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë.

Bëhet me dije nga bruimet për media se gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qerim të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë makina.

“Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.

https://606e6c437f0383afff09e0ad004fc2da.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html “Njëri nga personat e lënduar po e vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar”, ka shtuar ai.