Një rast i rëndë dhune fizike dhe seksuale ka ndodhur në Kosovë, ku viktimë është një i burgosur. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Burgun e Dubravës në Istog. Sipas mediave në Kosovë, i burgosuri ka deklaruar se tre të dënuar fillimisht e kanë dhunuar fizikisht, ndërsa më pas kanë ushtruar dhunë seksuale. I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi u shpreh se ndaj tre të dyshuarve kanë nisur hetimet për përdhunim:“Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”.