Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një fëmijë 5-vjeçar është mbytur në lumin Llap në fshatin Raskovë në Obiliq. I mituri ishte raportuar si i zhdukur.

Dyshohet se 5-vjeçari ka rënë në lum, ndërsa trupi i tij është gjetur rreth orës 20.30.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi rrethanat e vdekjes së fëmijës, që u gjet i vdekur një natë më herët në lumin Llap në Obiliq.

“Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën. Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë. Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.