Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Mësohet se 17 persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.
Gjithashtu bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .
Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se forcat e rendit arrestuan të dyshuarin kryesor, i cili mbeti i lënduar e po merr trajtim spitalor. Ndërkaq, raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.