Një ngjarje e rëndë është raportuar dje pas mesnate në Korroticë të Poshtme, në komunën e Gllogocit, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti brenda një automjeti. Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 02:30 të mëngjesit të datës 9 nëntor 2025, patrulla policore është njoftuar për një rast të “therrjes me thikë” në rrugën “Bejte Rexhepi”.
Në vendngjarje, policia ka konstatuar se Fatlum Ademi ka goditur me thikë në kraharorin e djathtë të të lënduarit, V. Gjoci, ndërsa të dy ndodheshin brenda automjetit. Mjeti i përdorur për sulm nuk është gjetur gjatë kontrollit nga njësitet policore.
I plagosuri, V. Gjoci, është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në QKMF-Drenas, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta trupore.
I dyshuari, Fatlum Ademi, është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor të Drenasit. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar si “Lëndim i Lehtë Trupor” dhe Ademi është ndaluar për 48 orë.
“Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc 09.11.2025 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
