Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, teksa një grua është gjetur e pajetë në rrugë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kamenicë, ndërkaq policia ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.

“Raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes.