Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në një lagje në Serbi me etni të përzierë kosovare dhe serbe.

Sipas medias serbe ‘Tanjug.rs’, 15-vjeçari Lazar.M është dhunuar nga katër të moshuar shqiptarë në lagjen ‘Suvi Do’. 

Media serbe shkruan se ngjarja ka ndodhur në rrugë. Sipas tyre, i mituri ishte duke ecur në këmbë në momentin që është sulmuar nga të moshuarit. Këta të fundit thuhet se i kanë bërtitur në gjuhën shqipe, e më pas kanë dalë nga mjeti, duke e dhunuar.

Tanjug ka ndarë fotot e 15-vjeçarit të dhunuar, i cili shihet se ka disa plagë në pjesën e kokës. Pritet që policia serbe të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin, për të zbardhur të plotë motivet e ngjarjes dhe personat e përfshirë në konflikt.