Një efektiv policie në pikën kufitare të Kosovës, Jarinë, është sulmuar fizikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave kosovare, agresori pasi ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur, teksa punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet ligjzbatuese kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.