Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku një grua është djegur, pasi flakët kanë përfshirë një shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në  orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kalabria (ish-Emshir) të Prishtinës, ndërsa mësohet gjithçka ka nisur pasi viktima për motive ende të panjohura ka tentuar që t’i vë flakën një shtëpie e që më pas zjarri ka kaluar edhe në trupin e saj.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.