Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kosovë, ku një person është gjetur i varur në pyll.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:50, në Lupç të Podujevës. Viktima është gjetur i varur me litar në një pemë nga një person që po shëtiste në pyll.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, teksa trupi është dërguar për të kryer autopsinë.
Njoftimi i policisë:
HETIM I VDEKJES/Fsh. Lupq, Podujevë 30.05.2023-10:50. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke ecur në pyll, kishte hasur në një person të varur me litar. Në vend-ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.