Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç ka reaguar pasi u shpall “non grata” në Kosovë, për shkak të deklaratës skandaloze që ajo bëri. Paunoviç ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, përveç nëse këtë ia kërkon shumica e popullit serb, ndërsa ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “terrorist”.

“Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka vrarë e ka zbrazur rajonin e Dukagjinit etnikisht. Ka qenë pjesë e forcave që kanë rrëmbyer njerëz, i kanë dërguar në Shtëpinë e Verdhë dhe u kanë nxjerrë organet”, ka akuzuar ajo në intervistë.