Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizren, ku një 48-vjeçar u vra me armë zjarri.

Mësohet se viktima është identifikuar si Beqir Morina, terksa autori dyshohet se është shtetasi Aziz Gashi. Sipas policisë, krimi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, teksa mediat vendase raportojnë se 48-vjeçari është qëlluar në sy të gruas dhe djalit të tij të mitur. Sipas dëshmitarvë të ngjarjes, autori ka qëlluar 7 herë drejt viktimës.

“Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrau njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punonte në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi një nga dëshmitarët e rastit.

Njoftimi i policisë:

Prizren 03.09.2023-18:45. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.