
Pasi u bënë publike disa fotografi të këngëtares së njohur, Eliza Hoxha, që kishte dalë në rrugë edhe pse është e infektuar me Covid-19, ka reaguar kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, Arta Sejdiu.
Kjo e fundit ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sejdiu shprehet se dëshiron që ta stigmatizojë deputeten por dëshiron që ajo të dënohet për veprimin që ka bërë.
“Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Deputetja dhe këngëtarja Eliza Hoxha ka konfirmuar vet lajmin se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin, ndërsa gjatë ditës së djeshme është parë në rrugë, duke thyer kështu rregullat dhe duke rrezikuar shëndetin publik.
“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna ?”, shkruan infermierja.



