Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë.
Mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri në kokë. I plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje kritike.
Shënjestër i sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.
Ndërkohë policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.
