Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rakaj të Ferizaj, ku një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit.

Viktima është identifikuar si Fatjon Rexhepi, ndërsa sipas Policisë, rreth orës 07:35 një qytetar ka njoftuar autoritetet pasi kishte vërejtur një person të shtrirë pa shenja jete.

Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore, ekipi reagues dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj. Gjithashtu, ekipi emergjent mjekësor ka konstatuar vdekjen e 29-vjeçarit.

Për rastin janë njoftuar edhe hetuesit rajonalë, krimteknikët dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.