Rreth orës 03:00 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviçit, është sulmuar policia e Kosovës me ku është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
I vrari Afrim Bunjaku është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se e dënon sulmine kryer nga persona të makuar, të cilët qëlluan me armë.
“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, shkruan Kurti ndër të tjera.
Edhe zyra e Presidencës së Kosovës ka reaguar pas sulmit.
Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe.