Në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë të pranishëm edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së.
Pjesë e protestës janë edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti si dhe fëmijët e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa në mesin e protestuesve janë shumë qytetarë të tjerë, transmeton Klankosova.tv.
Protesta po mbahet kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së u dënuan për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator, por aktgjykimi nuk është përfundimtar.
