Personi që u gjet i vrarë dhe i groposur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit është identifikuar si Enver Bajraktari. Viktima ishte shpallur i zhdukur nga familjarët pak ditë më parë, ndërsa trupi i tij u gjet një ditë më parë nga të afërmit në një parcelë në këtë zonë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja po trajtohet si “vrasje e rëndë”.
“Dje rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, deklaroi Ahmeti për mediat vendase.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar të krimit makabër.