Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ajo e cilësoi këtë situatë, si “më të keqen që ëshë parë ndonjëherë”, teksa kritika pati dhe për KFOR-in, duke thënë se reagoi me vonesë.

Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë. Reagimi i KFOR-it ishte i vonuat, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës, e jo mbrojtja e uzurpatorëve. Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

Situata po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”– tha Brnabiç.