
Fetah Zuka dyshohet se sonte, rreth orës 18:00, me një revole, ka privuar nga jeta gruan e tij, Makfiren, dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka, e më pas edhe veten.
Sipas “Gazeta Sinjali”, çifti Zuka kishte pasur mosmarrëveshje mes tyre dhe kishin filluar diskutimet për divorc.
Fetahu ka shtënë me armë zjarri duke lënë të vdekur fillimisht gruan e tij, pastaj dy djemtë brenda shtëpisë.
Ai ka dalë nga shtëpia pasi vrau familjen dhe në një distancë prej 15 metrash nga vendi i ngjarjes qëlloi veten në gojë./Gazeta Sinjali/