Me rastin e 8 Marsit në Prishtinë është organizuar një marsh me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”.

Të pranishmet që kanë marshuar në sheshin qendror të Prishtinës dhe kanë përcjellë mesazhe të shumta përmes pankartave që kanë mbajtur në duar.

Drejtësia me vonesë është padrejtësi”, “Sot marshojmë çdo ditë luftojmë”, “Trupi jem e drejta jem” janë disa prej pankartave që po mbajnë në duar pjesëmarrëset.

Teksa po kalonin te Këshilli Gjyqësor dhe te Policia, gratë hodhën ngjyrë të kuqe dhe tymues. Gjithashtu, ata po fishkëllejnë si shenjë për të protestuar për të drejtat e grave. Në sheshin “Zahir Pajaziti” po qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.