Teksa ish-krerët e UÇK-së vijonë përballjen në gjyqin që po zhvillohen në Hagë, familjarët e tyre i ndjekin me vëmendje nga larg.

Një foto është publikuar, e cila tregon prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi që ndjekin nag televizori gjyqin për djalin e tyre,  i akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit gjatë luftës me Serbinë.

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre.