Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpjeguar për mediat mjetet që po përdor Serbia për të ndërhyrë në veri si dhe për të ushtruar influencën e saj. Osmani theksoi se një nga mjetet kryesore është propaganda e rrezikshme pasi po përdor edhe teknologjinë.
Ajo është një formë e luftës së vazhdueshme por me mjete tradicionale. Beogradi sipas Osmanit përpiqet të krijojë frikë dhe propagandë. Zyrtarja e lartë e shtetit të Kosovës tha se lajmet që vijnë nga Serbia duhet të konfirmohen me saktësi.
Osmania ka shpjeguar edhe keqinterpretimin që ka dalë pas intervistën që ka realizuar për POLITICO, ku ka thënë se “në këto pesë vite në vend kemi çmontuar mbi 900 raste kriminale serbe”, duke thënë se ajo se çfarë ka menduar presidentja ishte numri i rasteve, ku bandat serbe kanë qenë të involvuara në krime.
“Dje kemi dhënë një sqarim zyrtarë në intervistën që e kam dhënë në Politico, janë bërë ndryshimet e nevojshme, ajo çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve. Bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste, çoftë të keqpërdorimit të votave të vitit 2021 e tutje, presioni i vazhdueshëm ndaj qytetarëve serbë, futjes ilegale të armëve në Kosovë, dhunës ndaj qytetarëve, ka pasur edhe sulme ndaj gazetarëve, 93 raste kemi vetëm të sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, kemi me qindra e qindra raste ku bandat serbe kanë qenë të involvuara në krime, pra kam menduar për raste dhe ka qenë diçka shumë e paqëllimshme që është bërë, as POLITICO nuk e shfrytëzon atë, nuk ka dalë në media ndërkombëtare”, tha Osmani.
Në intervistën për POLITICO, duke ecur në Berlin, Osmani gabimisht pati thënë se në këto pesë vitet e fundit, “kemi çmontuar mbi 900 raste kriminale”.
Po ashtu Osmani ka bërë me dije se ka shpresuar që seanca për mandatarin e dytë për kryeministër do të mbahet më herët dhe jo në ditën e fundit të afatit kushtetues, duke theksuar se përgjegjësia për vonesën e formimit të Qeverisë, nuk i takon asaj si presidente, por u takon partive politike.
