Pesë anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal, të cilët kishin planifikuar kryerjen e vrasjeje janë vënë në pranga ditën e sotme në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë, ku D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M., kishin planifikuar vrasjen e dy personave. Ata u ndaluan pasi Policia ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar armë, përfshirë granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm.
Përgjatë operacionit policor është thënë të jetë sekuestruar edhe një sasi e lëndës narkotike, telefona celularë si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.



