Gazetari i njohur, Berat Buzhala, i cili u infektua me Covid-19, po ashtu humbi babanë nga koronavirusi, i është drejtuar me një apel qytetarëve në rrjetet sociale. Ai u kërkon të gjithëve që “të luftojnë për të shpëtuar kokën e tyre dhe të familjes”.


Duke parë se si qytetarët neglizhojnë masat e marra nga qeveria, Buzhala shprehet se “organizimi kolektiv ka dështuar dhe kjo nuk është hera e parë”. “S’ka këtu cka mo. Masat e kanë humb çdo kuptim”, thotë gazetari.


Reagimi i plotë i Berat Buzhalës:


Ma çoi dikush nje video prej nje dasme mbrame. Nje dalldisje e cmendur. As D’ja prej distances sociale. Ne anen tjeter ne QKUK dhe ne pikat tjera shendetesore nuk ka me shtreter te lire ne dhoma. Pacientet po shtrihen dhe trajtohen ne korridore. Komunikimi shtet qytetare nuk po funksionon.


Organizimi kolektiv ka deshtu dhe kjo nuk eshte hera e pare.


Per kete arsye tash secili duhet te luftoje per te shpetuar koken e vet dhe te familjes. S’ka ketu cka mo. Masat e kane humb cdo kuptim.


Së di pse i mbyllem kishat e xhamiat. Bile ndoshta dikush ish lute ?‍♂️.