Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.

Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, ngarkohet me veprën penale të spiunazhit pasi, nga një datë e pacaktuar e deri në ditën e arrestimit të tij, “me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si “BIA”), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi”.

Ndërkohë, prokuroria ka zbardhur dhe deklaratën e gazetarit Milaim Zeka, i cili ishte i përmendur në dosje, ku në bisedën me Shehollin flitet për publikimin e materialeve në emisionin “Pa Rrotlla”.

Deklarimi i Milaim Zekës në hetuesi:

Pyetje: A keni pranuar mjete financiare nga Fatmir Sheholli për t’i publikuar këto materiale?

Përgjigje (M. Zeka): Marrëveshja ka qenë që, gjithmonë sipas Fatmir Shehollit, GIZ-i Gjerman i ka nda dy mijë euro (2000 euro) për publikim, të cilat 1000 mi ka dhënë mua kur jemi takuar dhe 1000 euro të tjera do të mi japë pas përfundimit të publikimit, të cilat nuk mi ka dhënë ende.

Top Channel