Një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit në Kosovë. Policia ka bërë të ditur se trupi është ende i paidentifikuar.

Bazuar në informacionet e deritanishme, policia ka njoftuar se dyshohet për një vrasje.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka thënë për ‘Kohën”, zëdhënësja Flora Ahmeti.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.