E ftuar në “Shqipëria Live” ditën e sotme, Flaka Fazlija vajza e dëshmorit të UÇK të zhdukur gjatë luftës së Kosovës Fatmir Fazlija, ka folur në lidhje me gjyqin ndaj ish-krerëve të ushtrisë në Hagë.

“Unë pata nderin të flisja dje para turmës së madhe që ishin mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. Jemi me shpresë që ata do të shpallen të pafajshëm. Protesta e djeshme ka qenë edhe një mesazh për gjykatën e Hagës. Ashtu siç doli Haradinaj i pafajëshë, ne shpresojmë që ata të dalin të pafajshëm. Dua që mos as të njolloset lufta e UÇK.

Dje është bërë tubimi më i madh i ndodhur ndonjëherë, sepse po na vihet në pikëpyetje dinjiteti kombëtar, historia…”, tha vajza e dëshmorit.