Luka Misetic ka kritikuar ashpër funksionimin e Gjykatës së Apelit pranë Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke ngritur shqetësime për mënyrën si janë trajtuar ankesat e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës.
Përmes një reagimi në platformën X, avokati i Hashim Thaçi deklaroi se gjatë rreth pesë viteve e gjysmë paraburgim, të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja janë refuzuar nga Paneli i Apelit.
Sipas Misetic, bilanci i procesit është “0 nga 40” në favor të Dhomave të Specializuara.
“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: mbrojtja ka paraqitur 40 ankesa ndërmjetëse dhe Paneli i Apelit i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 për pesë vite e gjysmë”, shkroi ai.
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur zyrtarisht më 3 prill 2023 në Hagë.
Sipas raportimeve, vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 20 korrik 2026, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënime deri në 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve, kërkesë që kundërshtohet nga ekipet mbrojtëse.
