Lufta e deklaratave mes të dërguarit të Posacëm të SHBA-së për misionet nëpët botë Richard Grenell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kuti vazhdon. Deklaratës së shefit të ekzekutivit Kosovar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë kurrë më të mira, i besuari i presidentit Donald Trump iu përgjigj e një mohim kategorik.

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta se kaq. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, shkroi Grenell në platformën X. Duke reaguar më herët ndaj pretendimeve të zyyrtarit amerikan se nuk është i besueshëm për SHBA-në, Kurti u shpreh se raportet dy palëshe i konsideron të shkëlqyera. “Ne jemi duke blerë helikopterë “Black Haëk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Gjatë mandatit tonë kemi marrë grantin më të madh nga Amerika.

Raportet e mira me të nuk i kemi vetëm në rrafshin diplomatic, por edhe në mbrojtje, në zhvillim e energji”, ishte komenti i tij. Shkurtin e 2023-shit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic e nderoi Grenell me një urdhër të lartë shtetëror për atë që e përshkroi si “qasje të balancuar ndaj Serbisë”. Grenell ka qenë gjatë mandatit të parë të Trumpit i dërguar i posaçëm të administratës amerikane për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Kurti ndërkohë gjatë viteve të fundit, ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.//TopChannel