Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë pengesë për krijimin e institucioneve në Kosovë.
“Emri im kurrë nuk ka qenë pengesa në krijimin e institucioneve as kurrë nuk do të jetë. Unë nuk do ta lejojë në asnjë mënyrë që emri im të shndërrohet në pengesë për krijimin e institucioneve”, ka deklaruar ajo.
Në Debat Plus, Osmani tha se do të vazhdojë të mbrojë integritetin e punës së saj dhe interesat e shtetit, duke theksuar se për këtë nuk i nevojitet ndonjë pozitë institucionale.
Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve për ta larguar nga skena politike, ajo do të vazhdojë aktivitetin e saj dhe nuk do të ndalet në angazhimin publik.
