Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen ditën e sotme në selinë qendrore të partisë. Bëhet me dije se ky takim do të nis në orën 11:00. Kjo mbledhja e strukturave drejtuese të PDK-së vjen një ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjykata Speciale në Hagë dënoi ditën e djeshme në një total prej 81 vitesh katër ish-krerët e UÇK-së. Në këtë takim pritet të diskutohen zhvillimet e fundit pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, si dhe qëndrimet e mëtejshme të partisë.
