Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi gjendet në Bruksel, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

“Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, tha për Radion Evropa e Lirë, Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Bislimit.

Serbia, ndërkaq raportohet se në Bruksel ka dërguar kryenegociatorin e saj, Petar Petkoviç.

Bislimi dhe Petkoviç, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, po zhvillojnë takim të përbashkët, pasi paraprakisht kryenegociatorët kanë zhvilluar takime të ndara me ndërmjetësin evropian, raportoi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Rundi i ri i dialogut në nivel të kryenegociatorëve vjen pasi ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, qëndroi në Kosovë dhe Serbi në muajin gusht.