Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 27-vjeçari i janë prerë gishtat nga dy persona për shkak të një borxhi prej 10 eurosh.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më herët në Gjilan, por policia ka arritur vetëm sot të arrestojë njërin nga dy të dyshuarit për ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.