Një lajm i hidhur vjen nga Kosova, ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë profesori i njohur, Shyqri Kelmendi.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri, Valon Murati, i cili shkruan se Kelmendi ishte ndër shqiptarët më të ditur në fushën e mineralogjisë dhe xehetarisë.

“Sigurisht ka qenë ndër njohësit më të thellë të Trepçës”, shkruan tutje Murati.