Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora ishte pranë vajzës së saj gjatë vizitës së fundit në vendin tonë, ku artistja perforomoi edhe në një koncert të organizuar si homazh për 11-vjeçaren e përdhunuar në Prishtinë.
Pikërisht për këtë rast, Vera Ora, mjeke psikiatre e angazhuar në Britaninë e Madhe, ka folur në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku ka dhënë opinionin e saj.
Sipas Orës, një abuzim i tillë ndaj një fëmije lë pasoja të rëndë dhe ajo shton se shoqëria shqiptare duhet edukuar që raste të tilla të mos ndodhin.
“Një abuzim i tillë ndaj një fëmijë, ajo është fëmijë. Është një impakt i madh, kanë shkruar dhe në Britani. Si psikiatre dhe punëtore në shëndetin publik, duhet të kemi një zë që të japë këshilla për qytetarët. Prindërit duhet të kenë një gatishmëri se si mund të bisedojmë me fëmijët është e vështirë por duhet konsumuar. Ky rast e tregon që ne si shoqëri e kemi një mungesë të trajtimit të shëndetit mendor. Këto gjëra nuk ndodhin nga një person i shëndoshë mendor.”- tha ajo.