Situata në Kuvendin e Kosovës është pershkallëzuar deri në dhunë fizike mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti. Incidenti nisi në momentin kur kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim dhe më pas deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i hodhi ujë me shishe. 

Pas kësaj situate ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje duke publikuar një video të kryeministrit Kurti pas situatës. Kurti shihet duke buzëqeshur në këtë video. “I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, ka përshkruar LVV videon. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat ‘Zdravo’. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.