Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se është arrestuar personi që dyshohet se sulmoi bashkëshorten e tij me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit këtë të hënë.

“Ngjarja është cilësuar si ‘vrasje e rëndë në tentativë’.
Pas zhvillimeve hetimore, është arrestuar i dyshuari rreth orës 12:30.

Viktima është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ndërsa gjendja e saj është stabile.

Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë se gruaja “është sulmuar brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht faktit se ndaj tij kishte urdhër për mbrojtje aktiv”.

Vitet e fundit ne Kosove ka rritje të rasteve të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 2024 janë raportuar 2 mijë e 959 raste të raportuara për dhunë në familje, ndërkaq më 2023 ishin regjistruar 2.460 raste. Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë.