Një sherr familjar ka degraduar në dhunë në Kosovë, teksa 8 persona kanë përfunduar në polici.

Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, ku fëmijët e një familjeje ishin kthyer nga emigrimi në vendlindje për pushime. Gjithçka ka nisur pas përfundimit të drekës, ku pas një konflikti verbal, kunatat kanë kaluar në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Tetë anëtarët e familjes Kqira kanë përfunduar në stacion policor ku janë marrë në pyetje nga hetuesit. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.