Një kadet i policisë së Kosovës, rreth 30 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilisitik mëngjesin e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Jashanicë të Klinës, teksa kadeti po shkonte në punë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar njësitë policore dhe autoambulanca. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.

Media lokale “Klina.info”, raporton se Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë.